Filmi “Barbie” i regjisores Greta Gerwig ka frymëzuar një trend kulturor dhe mode të njohur si Barbiecore – që lidhet me “përqafimin” e ngjyës rozë. Tani, dashuria për këtë ngjyrë ka shkuar në një tjetër nivel: arkivole rozë
Sipas pretendimeve të New York Times, arkivoli rozë përfaqëson shkëndijën dhe energjinë e momenteve të paharrueshme që ata jetuan, një kujtesë që historitë meritojnë të kujtohen dhe festohen me ngjyra.
Një kompani, Olivares Funeral Home, po promovon arkivolin “Barbie House” me sloganin: “Kështu ju mund të pushoni si Barbie”.
Shtëpia Funerale Alpha dhe Omega në Ahuachapán, El Salvador, ofron një arkivol me temë Barbie, megjithëse ata ishin përpara trendit dhe e lançuan arkivolin e tyre rozë rreth një vit më parë.