Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova po vazhdon qëndrimin në Kosovë.
Ajo mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një vizitë në Ambasadën e Zvicrës.
Me këtë rast është parë një numër i policëve që po kujdesen për sigurinë në rrugën “Adrian Krasniqi” në kryeqytet.
Thekosojmë se disa ditë më parë ajo zhvilloi një takim me shoqërinë civile dhe gazetarë mirëpo u mirëprit me protesta të ashpëra nga Partia Social Demokrate e Kosovës.
Gjatë protestës së PSD-së u arrestuan Dardan Molliqaj, Nol Nushi dhe disa nga aktivistët e tjerë të kësaj partie.