0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Tregu i barnave në një gjendje kaotike – Pacientët kosovarë paguajnë miliona euro më shumë se në vendet tjera

Kryetari i Odës së Farmacistëve, Arianit Jakupi, ka thënë se pacientët në Kosovë paguajnë 10 milionë euro më shumë për barna sesa pacientët nëpër vendet e rajonit. Ai e ka përshkruar tregun e barnave që është në një gjendje kaotike.

Në një intervistë në “60 Minuta” të KTV-së, Jakupi fajëson mungesën e rregullimit të çmimit të barnave si një nga arsyet pse ky treg gjendet në situatë kaotike. Sipas tij, ligji për rregullimin e çmimit të barnave nuk do ta zgjidhje të gjithë problemin, por do të ishte një hap i rëndësishëm përpara.

“Tregu i barnave është në një gjendje kaotike. Nuk zbatohen udhëzimet administrative. Kemi probleme në rregullimin e çmimit të barnave sepse shumë prej tyre vijnë prej vendeve të rajonit sepse në rajon më të lira. Këtu e pëson pacienti, që paguan më shtrenjtë. Pasi çmimi i tyre te ne vendoset sipas dëshirës. Edhe farmaceutikët e kanë të vështirë t’i gjejnë disa barna në rrugë ligjore. Pacientët në Kosovë paguajnë 10 milionë euro më shumë për barna se në vendet e rajonit”, ka thënë ai.

Jakupi thekson se Kosova është i vetmi vend në Evropë, përveç Bjellorusisë, që nuk e ka të rregulluar çmimin e barnave.

“Shtetet rajonale e kanë çmimin zyrtar të një bari në uebfaqe zyrtare. Kur i krahasojmë me çmimet në Kosovë, del ajo diferencë prej 10 milionë eurove”, shtoi ai.

Kreu i Farmacistëve në Kosovë thotë se përfitimet e mëdha nga ky treg dhe interferencat mund ta kenë pamundësuar zbatimin e udhëzimit administrativ për barnat.

Tjetër shqetësim, që siç tha ai e ka ngritur Oda e Farmacistëve, është edhe mungesa e barnave esenciale në spitale dhe rreziku nga barnat e kontrabanduara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img