3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Tregtarët i diskriminojnë prodhuesit vendor

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) në takimin e përbashkët në mes të Qeverisë, përfaqësueseve të bizneseve dhe bizneseve tregtare, të martën diskutuan për mbështetjen e Produkteve vendore në tregun e Brendshëm e organizuar nga Qeveria e Kosovës, ku AKB para të gjithëve të pranishmëve prezantoi pozitën e pafavorshme të prodhuesve vendor dhe konstatoi se Tregtarët ne Kosovë i diskriminojnë prodhuesit vendor me kushtëzime dhe kritere të dyfishta karshi prodhuesve të huaj , që tregtarët i përulen vetëm e vetëm të kenë prodhimet e tyre ne qendrat e tyre tregtare.

Lumnije Ajdini, përfaqësuese e AKB-së, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës për aprovim sa më të shpejt të reformave fiskale.

“Duke e ditur se Prodhuesit vendor janë ballafaquar me politika të pafavorshme dhe konkurrencë të ashpër nga importi si dhe me shumë sfida për të mbijetuar, kur dihet se nga shtyllat kryesore për rritje më të fuqishme ekonomike, vende te reja të punës si dhe rritjen e eksportit, për uljen e deficitit tregtar në Kosovë janë prodhuesit vendor dhe andaj duhet që të përkrahim dhe fuqizojmë”.

Gjatë hulumtimeve të vazhdueshme të cilat i ka realizuar AKB-ja, Ajdini ju bëri thirrje tregtarëve për bashkëpunim më të mirë dhe ulje të kritereve dhe disa kushteve “Kushtet e pagesës, sipas kontratave është deri ne 45 dite por ka vonesa të shumta nga tregtarët që kalon 60 apo 70 ditë por edhe një vit, nuk përmbushen me kohë, 5% kërkojnë nga prodhuesit për logjistikë, 2.5% për marketing, uljet e rregullta sillen nga 6-10% si dhe hapësira të ju ofrohen prodhuesve vendor”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img