7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Tregtarët edhe këtë vit kanë vazhduar keqtrajtimin e kurbanëve

Pak orë para nisjes së festës së Kurban Bajramit qytetarët kërkojnë kurban në tregun e imporvizuar të kafshëve në Prishtinë. Prej shumë vitesh, ky treg shpalos skena të vështira në publik. Tregtarët në Prishtinë edhe këtë vit kanë vazhduar keqtrajtimin e kafshëve, duke i shitur ato në rrugë dhe duke i prerë pak metra më tutje.

“Qe ku është tregu e kanë marrë e kanë mshelë, e kanë varitë kta far idiotash, fukareja tash nëpër rrugë, po a ka ma keq se me dal n’rrugë me pula e me kngja e me…as nuk kanë rregullu ujin as kurgjo hiç, po era pengon une e di që pengon po duhet me maru shtallen edhe ska çka pengon, se jo po me pengu pengon çka është keq është, i vjen era po është dasht me e maru ni ven…”, tha një tregtar.


Interesimi për të blerë një kurban ndër qytetarët është i madh. Ata thonë se edhe këtë vit therjen do ta bëjnë në shtëpi.

“Jena dalë me kqyr ni kurban, për çmim hala se di, n’shpi kysmet këna me therr”, tha një qytetar.


“Çmimet shume t’nalta për standard tonin, une pensioner jom, po çka me ba kysmet nshpi këna me e pre”, tha një tjetër qytetar.

Rreziku për epidemi dhe sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga kafshët e therura në ditë të nxehta është i madh. Në tregun e improvizuar përveç gjurmëve që mbeten edhe era e rëndë lë shenjat e therrjes së kafshëve në rrugë.

Lamir Thaçi nga Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit ka bërë thirrje për qytetarët që të mos i therin kafshët në rrugë por vetëm në thertore të licencuar.

“Ju kemi ba thirrje të gjithë qytetarëve që t’mos bajn therrje jashtë therrëtoreve që nuk janë të licensuara dhe therrja jashtë objekteve është e rrezikshme për shëndetetin publik… sepse rrezikon kontaminimin e mishit…grumbullimet e kafshëve në hapësira publike duhet të menaxhohen nga ana e nivelit lokal sepse ata kanë inspektora… deri më tani Prishtina nuk ka një treg të tillë dhe ato lokacione janë ilegale që duhet autoritetet e tjera të merren me këtë çështje… por ajo që nuk duhet të ndodhë është se nuk duhet lejohet në asnjë formë therrja e kafshëve në hapësirat publike”, tha Thaçi për RTV21.

Në terë territorin e Kosovës, janë afër 60 thertore të licencuara ku bëhet kontrollimi i kafshëve para therjes dhe i mishit pas therjes, ndërsa çmimi për një kurban këtë vit varion nga 150 euro deri në 300 euro

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img