0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Tregimi i veçantë i Delawie, para se të largohet nga Kosova

Doli për një shëtitje në Prizren. E ndërsa po ngjiste shtegun, pa se ka mbetur pa ujë.

Por, për çudinë e ambasadorit amerikan, Greg Delawie, buzë rrugës dikush kishte lënë një ulëse dhe një gotë çaj.

I tunduar nga etja, ambasadori e piu atë, por i cili e futi atë në një gjumë të thellë.

Të nesërmen, përfaqësuesi amerikan në Kosovë, nisi ditën si çdo dite tjetër, me leximin e ballinave të gazetave ditore. Titujt e tyre ishin aspak të zakonta për të.

“Kosova në krye të indeksit anti-korrupsion”, “Kosova kundër SHBA-së në Kupën e Botës”, “Kosova me përbërje shumicë grash në parlament”, janë vetëm disa prej tyre.

Edhe viti i botimit nuk përputhej. Nuk ishte 2018, por 2028. I shokuar ai merr rrugën për në ndërtesën e Qeverisë për të uruar kryeministrin mbi arritjet.

Por, para kësaj do u rrëfejë kolegëve të pabesueshmen që përjetoi.

Me këtë storie të shkurt, ambasadori amerikan në ikje, i tha lamtumirë Kosovës, të cilën edhe e ndau me publikun kosovar.

Rrëfimi në të nuk është real, por është dëshira e ambasadorit për një Kosovë, si ajo e titujve pas dhjetë vjetësh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img