0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Tre vëllezër në Skenderaj i hyjnë dajak komshiut, shkak vjedhja e një veture

Tre vëllezër nga fshati Runik i Skenderajt kanë përfunduar mbrëmë në Polici, pasi u përfshinë në një përleshje me komshiun e tyre.

Një problem i mëhershëm u rikthye sërish dhe ata u futën në telashe, duke tentuar t’i qërojnë hesapet.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se tre të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht fqinjin e tyre, të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore, duke e goditur me grushte.

Problemi që ata kanë pasur mes vete lidhet me një rast të vjedhjes së një veture, që i kushtoi viktimës me sulm fizik.

Përballë kësaj situate, ai fillimisht mori trajtim mjekësor në spital, e më pas ia mësyu Policisë, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me atë që kishte ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me veprën me të cilën ngarkohen.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe nisjen e hetimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img