Site icon PrishtinaPress

Tre tërmete brenda pak orësh në Greqi, epiqendra dhe magnituda

Mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 4.8 Rihter, ka goditur Greqinë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro Mesdhetare, epiqendra e tërmetit u regjistrua në veri të vendit, në afërsi të malit Athos.

Thellësia e tërmetit vlerësohet se ishte 4 kilometra. Mediat në Greqi, raportojnë se tërmeti 4.8 Rihter ishte i treti në radhe që u regjistrua në afërsi të malit Athos në pak orë.

Nuk ka ende informacione nëse tërmeti ka shkaktuar dëme materiale, apo të lënduar.

Exit mobile version