Një aksident autobusi të dielën në veri të Turqisë la tre persona të vdekur dhe 32 të tjerë të lënduar.
Një autobus pasagjerësh nga kompania private e autobusëve Kamil Koc u përmbys në një autostradë kryesore pranë provincës Bolu, shkruajnë mediat e huaja.
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca tha se 32 të plagosurit përfshinin dy në gjendje të rëndë.
Dhe pamjet e publikuara në internet tregojnë persona të shtrirë në tokë pranë autobusit të kthyer.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, forcat e rendit dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor ishin në vendngjarje.
Shkaku i aksidentit nuk është bërë i qartë menjëherë.