Site icon PrishtinaPress

Tre të vdekur dhe 47 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka raportuar për tri viktima nga COVID-19 dhe 47 raste të reja të personave të infektuar me këtë virus në 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 525 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 47 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali Ferizaj dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror, QKUK), thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 15.472 raste nga 65.979 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 622 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 113 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.278 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572.

Rastet pozitive janë nga e komunat:

Prishtinë 17 raste, 

Gjilan 9 raste,

Istog 5 raste,

Kamenicë 4 raste,

Fushë Kosovë 3 raste,

Viti 2 raste

Nga një rast komunat: Ferizaj, Lipjan, Obiliq, Pejë, Podujevë, Suharekë dhe Vushtrri, thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Exit mobile version