Site icon PrishtinaPress

Tre të vdekur dhe 41 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga IKSHPK, ka njoftuar se nga 940 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar tri raste të vdekjes.

Po ashtu sot janë shëruar 29 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227.191.

Në total numri i rasteve aktive është 642.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 384 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.820.008 doza të vaksinës.

Deri më sot 819.455 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Exit mobile version