Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rreth orës 08:10 në autostradë, drejtimi Suharekë-Prizren.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Bajram Krasniqi, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.
“Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”.
“Njësia policore e autostradës është marrë me rastin”, ka thënë Krasniqi.