Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Kaçanik-Ferizaj në vendin e njohur si “Fusha e Pajtimit”.
Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Kanun Veseli nga Zyra për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.
Veseli deklaroi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:30, ku të përfshira janë dy vetura të udhëtarëve.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet relevante të policisë, njofton Klan Kosova.