Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën “Arbën Xhaferi”, Ferizaj – Kaçanik.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, i cili tha se të përfshira ishin dy automjete.
“Në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, Ferizaj – Kaçanik është shkaktuar një aksident trafiku me persona të lënduar, ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Hoxha .
Më tej, ai bëri të ditur se Autostrada “Arber Xhaferi’’, “ka qene e bllokuar perkohsisht deri ne perfundimin e vendshiqimit nga autoritetet policore, perderisa rreth ores 21:00, jemi njoftuar se rruga eshte liruar per qarkullim te automjeteve”