Një aksident trafiku në rrugën “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj ka shkaktuar lëndime trupore për tre persona. Në aksident janë përfshirë dy automjete, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja.
Zëdhënësi i policisë, Kanun Veseli, ka konfirmuar për Nacionale se të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë në Qendrën Emergjente të qytetit dhe më pas janë liruar për në shtëpi.
“Janë pëfshirë dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja.Veç dëmeve të shkaktuara matariale, lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emregjente në Ferizaj janë liruar. Në vendin e aksidentit kanë dalë Njësia e Hetimeve të Aksidenteve për hetimin e rastot , se si ka ardhur deri te aksidenti”, bëri të ditur ai.