Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 15 në magjistralen Prishtinë – Gjilan, konkretisht në fshatin Llabjan të Novobërdës.
Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga zëdhënësi rajonal i policisë në Gjilan, Ismet Hashani.
“Në aksident janë përfshirë tri vetura, tre persona janë lënduar lehtë të cilët kanë marrë edhe trajtim mjekësor. Me rastin po merret trafiku rajonal“, tha Hashani.