-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë ndaj Policisë së Kosovës, Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, u është vazhduar paraburgimi nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Kështu është bërë e ditur nga bashkëpunëtorja profesionale e zyrës së kryetares së kësaj gjykate, Medina Gashi, e cila ka njoftuar se të dyshuarve u është vazhduar paraburgimi për nga dy muaj secilit.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 20.08.2024 ka marrë Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, thuhet në përgjigjen e gjykatës për “Betimin për Drejtësi”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img