Prokuroria Speciale pritet që sot gjatë ditë të parashtrojë kërkesën për paraburgim ndaj tre të dyshuarve për sulmin fizik ndaj gazetarit, Valon Syla.
Këtë për Insajderin e ka konfirmuar nga Zyra për Informim në Prokurorinë Speciale.
“Ju njoftoj se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë ditës do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave të ndaluar për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’, nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe 31 të KPRK-së“, kanë thënë nga Prokuroria.
Kujtojmë që autoritetet e sigurisë e kanë rikualifikuar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, që cilësohej si sulm i lehtë trupor tani po hetohet nën veprën penale “terrorizëm”.
Tre të dyshuarit për sulmin fizik ndaj gazetarit dhe analistit Valon Syla, janë arrestuar të mërkurën.
Tre personat e arrestuar janë Kenan Hasani Okan Hasani dhe Lum Dervishi.
Syla është sulmuar të martën mbrëmje pas emisionit Pressing, ku është analist . Si pasojë e sulmit, ai ka pësuar lëndime në kokë, të cilat i ka trajtuar në QKUK gjatë natës së mbrëmshme./PrishtinaPress/