6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Tre të arrestuarit për rastin e rezervave shtetërore para gjykatës, pritet të nisë seanca

Janë dërguar në Gjykatën e Prishtinës tre te dyshuarit lidhur me keqpërdorimet e rezervave shtetoërore.

Siç raporton Kallxo, pas pak minutave pritet të fillojë seanca dëgjimore për të vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se nga aksioni i djeshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) në pranga kanë përfunduar 3 persona të dyshuar.

Ata janë arrestuar nën dyshimin për veprat “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”, si dhe “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet R.M. H.G dhe I.L”- thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Tutje, Prokuroria ka bërë të ditur se gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Të njëjtit, sipas njoftimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit.

Ditën e djeshme, Policia kishte aksion në MINT dhe në pronat e Ridvan Muharremit, i cili më vonë edhe u arrestua.

Këto bastisje vijnë pas një publikimi të një audioincizimi të medias ‘Nacionale’ për rezervat shtetërore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img