Tre persona janë arrestuar nga policia në Gjakovë.
Ata dyshohen për “Vrasje në tentativë” që raportohet të ketë ndodhur më 14 prill rreth orës 20:19.
Po ashtu, janë konfiskuar dy armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, njofton raporti 24 orësh.