0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Tre shqiptarë në mesin e 10 lojtarëve më të dështuar në histori të Lazios

Futbolli italian ka qenë fole e shumë futbollistëve shqiptarë, të cilët kanë luajtur atje me sukses ndër vite.

Por, jo të gjithëve iu kanë shkuar punët mirë në Serie A.

Ishin tre lojtarë shqiptarë që po konsiderohen si dështim në eksperiencat e tyre në Itali.

Portali italian “Calciomercato.it” e ka publikuar listën e 10 lojtarëve më të dobët në histori  të Lazios, ndërsa pjesë e saj janë edhe dy përfaqësues të dardanëve.

Lazio dikur i mblidhte yjet e futbollit botëror, por në dekadën e fundit ka mbledhur lojtarë të nivelit mesatar.

Drejtori sportiv, Igli Tare, dikur përfaqësues shqiptar, kishte bërë shumë transfere të qëlluara, por ndonjëherë nuk i kanë “dhez” lojtarët që i afroi në kryeqytetin italian.

E në mesin e atyre që kanë dështuar është edhe Vedat Muriqi.

Portali italian e përshkruan kështu eksperiencën e sulmuesit aktual të Mallorcas në Lazio: “I ardhur për të qenë si zëvendës i Immobiles, sulmuesi ka hasur në vështirësi (jo pak) për t’u kyçur në mënyrën më të mirë të mundshme në botën Biancoceleste. Me Mallorcan e kishte një paraqitje krejtësisht tjetër. Merak i tifozëve të Lazios është që nuk kanë mundur ta shihnin versionin më të mirë të Muriqit”, shkruan “Calciomercato.it”, që ia ka siguruar një vend Muriqit në mesin e dështakëve të Lazios.

Prizrenasi ishte transferuar në kryeqytetin italian nga Fenerbahçe për afro 20 milionë euro, por u largua pas një viti e gjysmë pa lënë gjurmë tek të kaltrit dhe me vetëm dy gola të shënuar.

Një tjetër futbollist kosovar e gjen veten në këtë listë.

Bëhet fjalë për Valon Berishën.

Mesfushori kosovar kishte shkuar në Itali si një përforcim i madh nga Salzburgu.

Por, as ai nuk mundi të përshtatej në ekipin e njohur të Serie A.

“Në Lazio nuk ka arritur ta jepte kontributin e duhur: Berisha u përball me një konkurrencë të madhe në ekipin Biancoceleste, u godit nga lëndimet dhe në nivelin teknik nuk ia doli ta shfaqte krejt talentin e tij. Berisha, mund ta themi pa rrezikuar të gabojmë, nuk ka arritur ta gjente dimensionin e tij në fanellën Biancoceleste”, shkruan tutje portali italian.

Pas Lazios, Berisha luajti edhe në Fortuna Dusseldofd e në Reims në Evropë, ndërsa tash është pjesë e ekipit australian, Melbourne City.

Gjithashtu, si dështim po konsiderohet edhe shqiptari i tretë, Riza Durmishi.

Mbrojtësi i krahut nga Maqedonia e Veriut, i cili e përfaqëson Danimarkën, nuk e dha atë që pritej nga ai për dy vjet sa ishte pjesë e këtij ekipi.

“I blerë për ta përforcuar ekipin e Lazios, kontributi i Durmishit ka qenë gjithçka përpos pozitiv. Mbrojtësi i krahut ka hasur në vështirësi të futej në projektin e brendshëm Biancoceleste”, shkruan tutje “Calciomercato.it”, përcjell “Gazeta Express”.

E në mesin e 10 dështimeve më të mëdha në histori të Lazios janë përfshirë edhe lojtarët: Ricardo Kishna, Akpa Akpro, Jordan Lukaku, Wallace Fortuna dos Santos, Denis Vavro, Pedro Neto, Diego Novaretti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img