4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Tre shqiptarë kapen në Itali me 1 mln euro heroinë e kokainë

Gjatë ditës së sotme policia italiane ka sekuestruar një sasi prej 9 kilogramësh heroinë dhe 1 kilogramë kokainë, ku në pranga kanë rënë 3 shqiptarë.

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për Armando Greca, 25 vjeç, Moris Greca 21 vjeç e Amendea Japuaj 23-vjeçe e dashura e Morsit.

Efektivët kanë kryer një kontroll rutinë në makinën tip “Smart For Two” që drejtohej nga Moris Greca, ku u gjetën 900 gr kokainë e cilësisë së larte ndare ne dy paketime. Ajo që i ngjalli dyshime agjentëve ishte sjellja nervoze e të riut.

Detajet e operacionit u bënë publike pasditen e sotme nga zyrtaret e policisë italiane, dhe sipas tyre nëse do të hidhej në treg do të gjeneronte rreth 1 milion euro.

Automjeti i të riut shqiptar ndiqej nga afër nga një tjetër makinë, nën drejtimin e së cilës ishte kushëriri i Morisit, Armando, me precedentë të mëparshëm për drogë.

Efektivët kanë kryer një kontroll në banesën ku dy të rinjtë jetonin me qira në komunën “Francavilla al Mare”.

Sasia e drogës u sekuestrua, ndërsa tre të rinjtë shqiptarë u arrestuan me akuzën e posedimit të drogës me qëllim trafikimin dhe u dërguan në paraburgim, në burgun e “Madonna del Freddo”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img