1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Tre serbë kapen me 19 pako mariuhanë në Gurrakoc të Istogut (Foto)

Policia e Kosovës ka arrestuar në fshatin Gurrakoc të Istogut tre shtetas serb të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’.

Sipas policisë, serbët e arrestuar P.Q., B.K. dhe B.K., në veturën me të cilën po lëviznin bartnin 19 paketime me marihuanë, të cilat u konfiskuan, e që rezultuan të peshojnë 9 kg e 172 gram.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:  

Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë i Pejës, pas një pune operativo-hetimore në terren ka arritur të sigurojë informacione të sigurta, se disa të dyshuar kanë marrë një sasi të substancës narkotike në Kosovë dhe janë duke provuar që të njëjtën ta dërgojnë në Serbi.

Njësiti i DHTN-Pejë në përkrahje të DHTN-Gjakovë dhe NJRSH-Pejë ka arritur që të ndalojë një veturë  me targa të Serbisë në fshatin Gurakoc të Istogut, në të cilën gjendeshin tre persona të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit kompetent dhe gjyqtarit është kontrolluar vetura dhe personat e dyshuar. Gjatë kontrollit në pjesë të ndryshme të veturës janë gjetur dhe konfiskuar 19 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, të cilat pas matjes kanë rezultuar të jenë me peshë: 9 kg 170.2 gram.

Personat e dyshuar dhe të arrestuar nga Policia e Kosovës janë:

·         P. Q.   viti i lindjes 1980, mashkull, shtetas i Serbisë,
·         B. K.    viti i lindjes 1987, mashkull, shtetas i Serbisë dhe
·         B. K.    viti i lindjes 1981, mashkull, shtetas i Serbisë.

Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Po ashtu në cilësi të provave materiale është konfiskuar vetura dhe sasia e narkotikëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img