Site icon PrishtinaPress

Tre serb të arrestuar në tri ditët e fundit për sulmet brutale ndaj gazetarëve në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se tre ditët e fundit, janë arrestuar tre persona për sulmet brutale dhe kriminale ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i vendit.

I arrestuari i sotëm, Sveçla ka thënë se është Urosh Vukasinoviq.

“Këta kriminelë, të cilët po marrin urdhra për këto sulme nga Beogradi, tashmë do të përballen me drejtësinë. Nuk do të ndalemi, çdo përgjegjës për dhunën dhe aktet kriminale ndaj gazetarëve, do të arrestohet”, ka shkruar ndër të tjera Sveçla.

 

Exit mobile version