1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Tre qytetarë të Fushë-Kosovës dalin pozitiv me COVID-19, kryetari i Komunës ankohet se nuk është informuar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë mbrëmjes së sotme ka njoftuar se janë identifikuar edhe 12 raste të reja të infektuar me coronavirus, duke çuar kështu në 106 numrin e peronave të prekur me COVID-19 në vendin tonë.

Nga 12 rastet e konfirmuara, IKSHPK bëri të ditur se 3 janë me vendbanim në Fushë-Kosovë. Mirëpo këto informacione Komuna e Fushë-Kosovës, po i konsideron të mangëta dhe të dyshimta, transmeton Telegrafi.

Komuna e Fushë-Kosovës përmes një njoftimi publik ka pohuar se për këto raste nuk është njoftuar kryetari i komunës, Burim Berisha.

“Në mbrëmje doli një informacion se në Komunën e Fushë-Kosovës janë 3 raste me COVID-19. Ky është informacion i pakonfirmuar, i dyshimtë dhe i mangët. Është i pa njoftuar Kryetari i Komunës z. Burim Berisha njëherit Kryetar i Shtabit të Emergjencës, i pa njoftuar Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe i pa njoftuar Drejtori i QKMF-së në Fushë-Kosovë dhe si rrjedhojë e gjithë kësaj u shkaktua një shqetësim tek qytetarët.

Ne informojmë qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës të mos shqetësohen, sepse ka mungesë informatash se kush janë, nga janë këto raste, si ka rrjedhë marrja e këtij virusi prandaj ky publikim është i padenjë dhe nënçmues për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës. Ka konotacione politike.

Të vazhdojmë të bëjmë punën tonë Institucionale dhe ju qytetarë të respektoni masat. Mos u shqetësoni për informacionet banale dhe të pakonfirmuara”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 106 raste me COVID-19, njëri nga të infektuarit është shëruar kurse një ka ndërruar jetë./Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img