3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Tre prej tyre shqiptarë, këta janë disa nga ministrat e Qeverisë së re të Malit të Zi

Pas një diskutimi që ka zgjatur gjatë gjithë natës, deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë votuar për qeverinë e 44-të, ku kryeministër do të jetë Milojko Spajiq.

Sa i përket partive shqiptare, Nik Gjeloshaj është zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka është ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj është Ministër i Administratës Publike.

Ndër tjerash, Dragan Krapoviq është ministër i Mbrojtjes, Vladimir Martinoviq është ministër i Turizmit, Ekologjisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, ndërsa Tamara Vujoviq është ministre e Kulturës dhe Mediave, raporton Telegrafi.

Siç kanë theksuar mediat atje, fillimi i seancës u shënua nga një polemikë mes Spajiqit dhe kryeministrit në largim Dritan Abazoviq.

Gjithashtu, gjatë diskutimit u bënë një sërë vërejtjesh për ekspozenë e Spajiqit.

Në seancën e Kuvendit mori pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Ndryshe, të hënën, kryetari i Demokracisë së Re Serbe (NSD) dhe një nga liderët e koalicionit Për Ardhmërinë e Malit të Zi (ZBCG), Andrija Mandiq u zgjodh kryetar i Parlamentit të Malit të Zi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img