Tre policët, që ishin rrëmbyer nga autoritetet e Serbisë në veri të Kosovës, e të cilët janë liruar sot nga Gjykata e Kralevës, janë duke u dërguar në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi janë pritur nga kolegët e tyre sot në pikën kufitare në Merdarë.
Ata ndodheshin në paraburgim në Serbi prej 16 qershorit.