Bankat, shtëpitë e veturat, vazhdojnë të jenë cak i plaçkitjeve në vendin tonë.
Në Hajvali të Prishtinës, me javën e kaluar hajnat kanë thyer një shtëpi.
Siç njofton pronari i saj, ata pa frikë kanë kaluar mbi derën kryesore të hyrjes në oborrin e shtëpisë, dhe më pastaj me mjetet e tyre kanë hapur dyert për t’u future brenda saj.
E gjitha kjo ngjarje është kapur nga kamerat e sigurisë.
Siç shihet në pamjet, pjesë e plaçkitjes kanë qenë tre persona – ata shihen teksa bëjnë lëvizje përreth shtëpisë dhe brenda saj.
Pronari i saj ka thënë se shtëpinë e ka gjetur të demoluar përbrenda.
Ai tregoi se hajnat kanë marrë gjësende ari me vlerë të gruas së tij.
Më tej tha se rasti është lajmëruar në polici dhe është duke u trajtuar nga organet e hetuesisë.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet.