6.3 C
Pristina
Monday, October 21, 2024

Buy now

spot_img

Tre persona kanë humbur jetën në magjistralën Prishtinë-Kaçanik (Foto)

Zëdhënësi i Policisë, Agim Gashi ka konfirmuar për Express se tre persona kanë humbur jetën si pasojë e askidentit që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Shkup, përkatësisht në fshatin Gërlicë të Kaçanikut.

 “Tre persona janë të vdekur si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot në fshatin Gërlicë. Për informacione tjera ju njoftojmë më vonë”, ka thënë Gashi, për Express, të shtunën.

Tre persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e aksidentit të sotëm që ka ndodhur në Gërlicë të Kaçanikut. Zyrtarë të Policisë dhe Prokurorisë kanë treguar se janë duke shkuar në vendin e ngjarjes për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme. Aty  është ftuar edhe Mjekësia Ligjore për t’i marrë trupat e pajetë.

Ndryshe,  aksidenti ka ndodhur në mes të një kamioni dhe një veture. Kamioni e ka goditur veturën, e cila ishte duke ardhur në drejtim të Prishtinës, ndërsa, kamioni me targa të Kosovës ishte duke shkuar në drejtim të Shkupit. Ka ndërruar shiritin e rrugës dhe ka goditur veturën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img