Të gjithë e mbajmë mend përpalsjen e Lionel Messit me Wout Weghorst në Kupën e Botës.
Në vidon që kishte qarkulluar gjatë muajit dhjetor, shihet ylli i PSG-së duke ofenduar sulmusein holandez pas përfundimit të ndeshjes.
“Çfarë po shikon, idiot? Shko andej!”, ishin fjalët e Messit drejtuar Weghorstit.
Tre muaj më vonë, FIFA zbuloi imazhe të reja të kësaj përplasjeje në dokumentarin e saj “Shkruar në yje”, duke rikthyer 64 ndeshjet e Kupës së Botës 2022. Wout Weghorst e shohim mjaft të mërzitur, duke imituar fjalët e destinuara për Pulgën, ndërsa Sergio Agüero dhe Lautaro Martinez përpiqet t’i qetësojë gjërat.Gjatë intervistës së Messit, holandezi vazhdon të shikojë kundërshtarin e tij, duke e shndritur.
Disa javë pas kësaj situate tensionuese, kapiteni argjentinas ishte penduar për sjelljen e tij.
“Nuk më pëlqen ajo që bëra. Kishte shumë tension. Doli natyrshëm. Kishte ndodhur shumë me këtë lojtar dhe dy të tjerë gjatë lojës. Doli natyrshëm. Nuk më pëlqen ky imazh.” tha Messi./PrishtinaPress/
Me shume rreth sportit Sport – prishtinapress.net