4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Tre militantë të VV-së rehatohen në bordin e AKP-së

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka reaguar pushtetit për emërimin e Bordit të AKP-së, në të cilin siç thotë LDK janë së paku tre anëtarë partiak të qeverisë së VV-së.

Me anë të një komunukate për media,  LDK thotë se nga anëtarët e rinjt të bordit,  dy janë ish-kandidatë për deputetë që kishin dështuar në të kaluarën të zgjidhen.

“Sot, Qeveria e Vetëvendosjes, në vazhdën e kapjes së institucioneve të pavarura, kapi me militantë partiak edhe Bordin e AKP-së; të njëjtit institucion që i’a paralajmëruan shuarjen. Në vend të shuarjes, gjithsesi, vendosën në Bord të ri, këtë herë militantë partiak. Së paku tre anëtarë të rinj të Bordit janë anëtarë partiak të Qeverisë së Vetëvendosjes; dy nga të cilët ish kandidatë për deputetë; të cilët kishin dështuar paraprakisht të zgjedhen”, thuhet në reagimin e LDK-së.

“Logjika e politizimit të të gjitha sferave të qeverisjes, nëpërmjet kapjes së hises me militantë partiak, përveç se është e paligjshme është edhe moralisht e gabuar. Një praktikë e tillë ndaj agjencive ligjërisht të pavarura është praktikë tashmë e zakonshme e Qeverisë populliste që kapjen dhe nepotizmin e ka shndërruar në kauzë”, thuhet tutje në reagim.

Siç thotë tutje LDK, logjika e politizimit të të gjitha sferave të qeverisjes, nëpërmjet kapjes së hises me militantë partiak, përveç se është e paligjshme është edhe moralisht e gabuar. Një praktikë e tillë ndaj agjencive ligjërisht të pavarura është praktikë tashmë e zakonshme e Qeverisë populliste që kapjen dhe nepotizmin e ka shndërruar në kauzë.

“Ftojmë Kuvendin e Kosovës, të refuzojnë kapjen. Ftojmë organizatat e shoqërisë civile, mediat dhe organizatat ndërkombëtare të ngrisin zërin kundër dukurive të tilla”, thuhet tutje në reagim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img