Site icon PrishtinaPress

Keqpërdorime në projektin e rrugës që kushton tre milionë euro!

Rrjeti i OJQ-ve AVONET në vazhdimësi është duke i ngritur shqetësimet për cilësi të dobëta të punimeve në Komunën e Ferizajt, lidhur me projektin asfaltimi i rrugës Rahovicë – Kishnapole.

Ky projekt tre vjeçar, i cili është në fazën finale të është projektit nga kompania Gërlica Kompani, i cili i njëjti operator ekonomik ka të njëjtën kohë edhe me një kontratë tjetër në asfaltimin dhe zgjerimin e rrugës së fshatit Mirosal.

“AVONET konsideron se është duke u keqpërdorur paraja publike në këtë projekt, i cili kapë shumën afro 3 milion euro. Nga fillimi AVONET ka ngritur shqetësimet tek zyrtarët e Komunës së Ferizajt, por edhe tek Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit që ky projekt nuk është duke u realizuar në kuadër të standardeve dhe planifikimit si është edhe në paramasat e projektit. Gërlica kompani, me 9 qershor të vitit 2019 kishte filluar rregullimin e rrugës të fshatit Mirosal, ku kjo kompani kishte marrur materiale (mbeturina e asfaltit) të rrugës dhe kishe hedhur si material tek projekti i asfaltimit Rahovicë – Kishnapole, (shiheni në foto). Operatori Ekonomik është dashur të realizoj paramasën e projektit në linjën 1.4, konstruksioni i trases së rrugës, këto paramasa të projektit në shumicën e trasesë nuk janë realizuar siç është paraparë, ku janë hedhur pjesë të asfaltit që janë hequr nga rruga e fshatit Mirosal”, thuhet në njoftimin për media.

Poashtu, kjo është dëshmuar edhe në fazën e fundit të këtij projekti, që shumica e rrugës ka bërë lëvizje dhe është jo stabile, traseja e rrugës e cila vërehet edhe në foto se është dalur edhe balta mbi sipërfaqe të trases së rrugës.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin e thellë se si kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, nuk ka marr deri më tani asnjë masë ndaj këtyre operatorëve jo serioz, në fakt veç sa ka krijuar bashkëpunim më këto kompani.

AVONET, kërkon që Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Ferizajt të fillojnë hetimet ndaj menaxherëve të projekteve dhe të kontraktorëve (Operatorëve Ekonomik).

Exit mobile version