Shumë lojtarë janë të pakënaqur me situatën e tyre, ku pjesën më të madhe të kohës po e kalojnë në bankinë.
Emrat më të diskutuar për t’u larguar, janë ata të James Rodriguezit dhe Alvaro Moratas, që këtë edicion kanë pasur shumë pak minutazh nga trajneri Zinedine Zidane.
Aventura në Real Madrid mund t’i përfundojë edhe Karim Benzemas, i cili mund të sakrifikohet për t’i lëshuar vendin Pierre-Emerick Aubameyangit.