0.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Tre kryetarët e veriut nuk betohen në objektet e komunave

Të enjten mbahet seanca solemne dhe betohen tre kryetarët e ri të po aq komunave të pjesës veriore, por asnjëri në objektet e komunave. Në Zubin Potok në Zyrën Lokale për Komunitet dhe Kthim, në Leposaviq në shkollën e fshatit Bistricë, ndërsa në Zveçan betimi i kryetarit të ri do të të bëhet në afërsi të kullës së Isa Boletinit, në shkollën fillore që e mbanë emrin e tij. Kryetari i ri Zubin Potokut, thotë se është i hapur që shumica e dikastereve të drejtohen nga shumica serbe.

Kulla e Isa Boletinit buzë Shalës së Bajgorës të enjten do të jetë konak për shumë të ftuar e shumë media.

Jo në oborrin e saj, për prapa kullës së Isës, në shkollën që mbanë emrin e tij, do të betohet kryetari i ri i Komunës së Zveçanit.

Një ditë para kësaj ngjarje, shumë media ishin të pranishme për ta intervistuar Ilir Pecin e PDK-së, por me arsyetimin se ka takime, i njëjti nuk u paraqit në fshatin Boletin.

Megjithatë përgatitjet për seancën e nesërme po bëhen sipas planit, madje me prezencë të Policisë.

Situatë ndryshe është në një fshat e komunë tjetër.

Edhe fshatin Çabër në orarin e njëjtë, në orën 10:00, do të betohet kryetari i ri i Zubin Potokut.

Kryetari i ri i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka deklaruar se “një subjekt nga shumica serbe siç ka qenë Gragjanska Iniciativa, ka qenë edhe kryetari i këtij, mirëpo gjatë këtij procesit të thirrjeve të kësaj seance ai është deklaru se do të japë dorëheqje pikërisht për të penguar ardhjen e kryetarit të ri i cili jam unë”, ka thënë Zeqiri

Përkundër kësaj qasje, kryetari i ri i Zubin Potokut planifikon të qeverisë bashkë me përfaqësuesit serb.

“Kontaktet e para për të biseduar për këtë “hisen” në këtë procese, kam menduar se do ta kemi me këtë listën (Gragjanska Iniciativa) që ka qenë në Kuvend por ja që nuk ndodhi, ajo edhe nuk duhet të ndodhë. Por unë bëjë thirrje që jemi të hapur që shumica e dikastereve të drejtohen nga shumica serbe, edhe me siguri në listat e punëtorëve do të ketë shumicë serbe”, ka thënë ai.

Zeqiri i cili synon që punën ta vazhdojë në objektin e komunës ai prap detyrën do të ushtrojë në Zyrën Lokale për Komunitete dhe Kthim në Çabër, objekt në të cilin gjatë ditës u panë edhe serbë të cilët morën shërbime për dokumentacion.

Vullnetin e Zeqirit për të treguar mbi planet për qeverisje dhe përgatitjet për betim nuk e kishte kandidati që ka fituar zgjedhjet në Leposaviq.

Lulzim Hetemi, i Lëvizjes Vetëvendosje për dallim me dy kryetarët paralrak, përmes telefonit tregoi se seanca e betimit mbahet nga ora 13:00, në shkollën e fshatit Bistricë në Leposaviq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img