Site icon PrishtinaPress

Tre kosovarë kapen me kanabis në autobusin e linjës “Prishtinë-Ulqin”

Tre kosovarë janë në hetim pasi në autobusin e linjës “Prishtinë-Ulqin”, u gjet një sasi e vogël kanabisi.

Në njoftimin e policisë së Shkodrës mësohet se në gjendje të lirë po hetohen L. Ç., 23 vjeçe dhe B. B., 38 vjeç ndërsa u shpall në kërkim shtetasi L. Ç., 25 vjeç për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”

“Në Muriqan, në dalje të vendit, gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës “Prishtinë-Ulqin”, me drejtues shtetasin B. B., në çantën me dërgues shtetasin L. Ç. dhe me marrëse 23-vjeçaren, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit” njoftoi policia e Shkodrës.

Exit mobile version