2.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Tre kombinimet ushqimore që duhet të shmangni

Nuk ka dyshim se konsumimi i ushqimeve dhe pijeve të caktuara individualisht mund të jetë i dobishëm për shëndetin tonë. Megjithatë, kur këto kombinohen me diçka tjetër, ato mund të kenë efektin e kundërt.

Për shembull, ka disa kombinime ushqimore që shkaktojnë fryrje, rrisin nivelin e sheqerit në gjak dhe ulin përthithjen e lëndëve ushqyese.

Këto janë tre prej tyre:

Alkooli dhe kafeina

Për shembull, a keni pirë mjaftueshëm verë me vaktin tuaj dhe a jeni gati të shijoni një kafe për të larguar përgjumjen dhe për të rifituar energjinë tuaj? Ky është një gabim i madh. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që kombinojnë kafeinën dhe alkoolin janë më të rrezikuar nga një aksident.

Çaj dhe qumësht

Antioksidantët në çajin e zi reduktojnë inflamacionin, i cili është lidhur me diabetin dhe shumë sëmundje kronike. Megjithatë, shtimi i qoftë edhe pak qumësht, me origjinë shtazore apo soje ,pengon përthithjen e antioksidantëve.

Thjerrëzat dhe verën e kuqe

Vera e kuqe përmban përbërjet kimike tanine. Kur këto kombinohen me hekurin, i cili gjendet në thjerrëzat dhe soja, pengojnë përthithjen e tij nga organizmi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img