1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Tre ish’ushtarë të UÇK’së para Speciales, paralajmërohen bastisje e arrestime të reja

Tribunali Special ka intensifikuar punën sidomos pas ngritjes së aktakuzës së parë dhe dy arrestimeve të bëra nga një operacion i pjesëtarëve të EULEX’it në zyrat e veteranëve. Deri më tani në Hagë para Gjykatësit kanë dalë tre persona, ish’eprori i UÇK’së, Salih Mustafa, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari i kësaj organizate Nasim Haradinaj. Gazeta Express ka raportuar se javët në vazhdim do të ketë aksione e arrestime të reja.

Arrestimi i Salih Mustafës nga Specialja nisi edhe punën e Tribunalit pas disa vitesh intervistimesh e hetimesh. Mustafa është personi i parë i arrestuar nga Haga derisa të njejtit iu është konfirmuar aktakuza nga ky organ.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara, Mustafa është tranferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë më 24 shtator, në ditën e arrestimit të tij.

Gjykatësi i procedurës paraprake e konfirmoi aktakuzën kundër Salih Mustafës më 12 qershor 2020. Sipas aktakuzës, dyshohet se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar.

Në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Katër ditë para arrestimit dhe dërgimit në Hagë, Mustafa u bë ushtari i parë i UÇK’së që doli me aktakuzë të konfirmuar para Gjykatësit të Procedurës Paraprake.

Mustafa nuk pranoi që të deklarohet për fajësinë, duke thënë se një gjë të tillë do ta bëjë pas konsultave me avokatin e tij.

‘Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin”, tha ai. Atij nga gjyqtari iu kumtua se për fajësinë mund të deklarohet brenda 30 ditësh.

Pos Mustafës, para Gjykatësit të Procedurës Paraprake kanë dalë edhe krerët e organizatës së veteranëve.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë arrestuar në Prishtinë, një ditë pas operacionit për arrestimin e Salih Mustafës. Për dallim nga ish’eprori i UCK’së, kryetari dhe nënkryetari i OVL-UÇK dyshohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Haradinaj ka dalë para Speciales me datë 29 shtator. Pala mbrojtëse e Haradinaj ka thënë se  Dhomat e Specializuara nuk kanë juridiksion në këtë çështje, sepse ato janë një gjykatë krimesh lufte. Por prokuroria argumentoi se ligjet e Kosovës që themeluan gjykatën i japin asaj juridiksion.

Nënkryetari i veteranëve i tha gjykatës se ai nuk “e pranon arrestimin dhe transferimin e tij sepse nuk i njeh Dhomat e Specializuara”.

Para Gjykatës me 1 tetor ka dalë edhe kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati. Pala e tij mbrojtëse ka kërkuar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake lirim e tij duke u arsyetuar në gjendjen shëndetësore të Gucatit.

Sipas avokatit të Gucatit ai nuk do t’i afrohej as zyrës së veteranëve nëse lirohet me kusht.

Gucati dhe Haradinaj janë arrestuar pas publikimit të dokumenteve konfidenciale që janë dorëzuar në zyrë të veteranëve nga një person që deri më tani nuk është identifikuar./GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img