Tre ish-presidentët shqiptarë, Rexhep Mejdani, Alfred Mojsiu e Fatmir Sejdiu po pinë kafe së bashku në Prishtinë.
Ata do të jenë ligjërues në një ligjëratë që do të mbahet sot në Prishtinë me temën, “Përvoja e ish-presidentëve në udhëheqjen e politikës së jashtme” të organizuar nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Bashkë me ta në foto janë zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Besnik Hoti, drejtori i Akademisë Diplomatike, ambasadori Beqir Ismaili dhe Luzlim Mjeku, drejtor në MPJ.