1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Tre amerikanë fitojnë Nobelin për Ekonomi

Një treshe ekonomistësh amerikanë, përfshirë ish-shefin e Rezervës Federale, Ben Bernanke, të hënën e 10 tetorit, fituan Çmimin Nobel të Ekonomisë të këtij viti, për punën e tyre mbi bankat dhe krizat financiare.

Bernanke, së bashku me Douglas Diamond dhe Philip Dybvig fituan çmimin e vitit 2022 për punën e tyre nisur nga viti 1980, e cila kishte rëndësi praktike në rregullimin e tregjeve financiare dhe përballjen e krizave financiare.

“Ben Bernanke, Douglas Diamond dhe Philip Dybvig, kanë përmirësuar ndjeshëm të kuptuarit tonë për rolin e bankave në ekonomi, veçanërisht gjatë krizave financiare”, tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

“Një gjetje e rëndësishme në hulumtimin e tyre është arsyeja pse shmangia e kolapsit të bankave është jetike”, shtoi akademia, shkruan Reuters.

Tutje u tha se Bernanke tregoi me analiza statistikore se drejtimi i bankave çoi në dështime bankare dhe ky ishte mekanizmi që ktheu një recesion relativisht të zakonshëm në krizën e viteve të 30-ta, periudhën

Treshja e fituesve të këtij viti i bashkohet listës të mbushur me emra si: Paul Krugman dhe Milton Friedman, fitues të mëparshëm të çmimit Nobel.

Shumica e laureatëve të mëparshëm kanë qenë nga Shtetet e Bashkuara./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img