Turbullira që ka shkaktuar në Athinë nuk e bën kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama të heq dorë nga planifikimi për ti takuar atje shqiptarët.
Mediat greke, të premten raportuan se qeveria greke kishte rezerva për tubimin e parashikuar të dielën tjetër.
Kjo jo për shkak të mungesës së gatishmërisë por për vetë datën; 12, e cila shënon 1-vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit.
Fred Beleri tani është kandidat ne zgjedhjet evropiane për partinë e kryeministrit Micotakis. Një prani e Ramës ne Athine, mund te interpretohet edhe si fushate e tij mes shqiptarëve qe tashmë kanë të drejtën e votës në Greqi.
Por Edi Rama konfirmoi të shtunën se do të jetë në Athinë, në datën e planifikuar prej tij.
Ai ka shpërndarë në rrjetet sociale një video që përmbledh takimet e tij me zyrtarë të lartë grekë, këtej e andej kufirit.
“Me një kujtesë për ata ndër ju që janë në Greqi, se në 12 maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë Krenar për Shqipërinë, ku do të ishte kënaqësi e posaçme të takoheshim, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë”.
Burime pranë qeverise i thanë ABC News, se pretendimi i qeverisë greke se Rama po ndërhyn në fushatë, është pa bazë. Zgjedhje evropiane nuk ka vetëm në Greqi, por edhe në Itali e Gjermani, ku në fund do ndalet turi i kryeministrit.
Në fakt e vetmja lëvizje e harmonizuar duket ndalesa e kryeministrit ne Dyseldorf, ku kuqezinjtë ndeshen në përballjen e tretë historike, këtë radhë për tu kualifikuar ne 8 me te mirat e Evropës./ abcneës.al