-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Trazirat në Greqi, nuk ndalojnë Ramën për t’i takuar shqiptarët në Athinë

Turbullira që ka shkaktuar në Athinë nuk e bën kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama të heq dorë nga planifikimi për ti takuar atje shqiptarët.

Mediat greke, të premten raportuan se qeveria greke kishte rezerva për tubimin e parashikuar të dielën tjetër.

Kjo jo për shkak të mungesës së gatishmërisë por për vetë datën; 12, e cila shënon 1-vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit.

Fred Beleri tani është kandidat ne zgjedhjet evropiane për partinë e kryeministrit Micotakis. Një prani e Ramës ne Athine, mund te interpretohet edhe si fushate e tij mes shqiptarëve qe tashmë kanë të drejtën e votës në Greqi.

Por Edi Rama konfirmoi të shtunën se do të jetë në Athinë, në datën e planifikuar prej tij.

Ai ka shpërndarë në rrjetet sociale një video që përmbledh takimet e tij me zyrtarë të lartë grekë, këtej e andej kufirit.

“Me një kujtesë për ata ndër ju që janë në Greqi, se në 12 maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë Krenar për Shqipërinë, ku do të ishte kënaqësi e posaçme të takoheshim, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë”.

Burime pranë qeverise i thanë ABC News, se pretendimi i qeverisë greke se Rama po ndërhyn në fushatë, është pa bazë. Zgjedhje evropiane nuk ka vetëm në Greqi, por edhe në Itali e Gjermani, ku në fund do ndalet turi i kryeministrit.

Në fakt e vetmja lëvizje e harmonizuar duket ndalesa e kryeministrit ne Dyseldorf, ku kuqezinjtë ndeshen në përballjen e tretë historike, këtë radhë për tu kualifikuar ne 8 me te mirat e Evropës./ abcneës.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img