Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, respektivisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore disa mujore, ka arritur të siguroj prova materiale se të dyshuarit me iniciale (A.L. dhe V.F.) janë duke sjell para të malit të falsifikuara nga Republika e Maqedonisë së veriut në Republikën e Kosovës.
Me këtë rast Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj të asistuar nga Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kanë përgatitur një Planin Operativ të koduar me emrin “Taksisti 2023” dhe sot me datë 13.04.2023 gjatë realizimit të këtij plani, në Magjistralen Ferizaj- Kaçanik, duke iu pamundësuar të dyshuarve sjelljen e parave të falsifikuara nga Republika e Maqedonisë në vendin tonë.
Gjatë realizimit të këtij plani në mënyre mjaft efikase, Policia e Kosovës ka arritur të konfiskojë pesëdhjetë (50) paketime me gjithsej dhjetë mijë (10,000) para të Falsifikuara në bankënota nga dy (2) euro.
Gjithashtu gjatë realizimit të planit, është arritur të konfiskohen edhe gjashtëqind euro (600) tjera nga dy (2) euro të falsifikuara.
Në vazhdën e këtij operacioni, bazuar në Urdhrin verbal të Prokurorit të rastit, është kryer kontroll/bastisje në dy lokacione, njëri në fshatin Rakaj-Ferizaj dhe tjetri në Han të Elezit.
Gjatë realizimit të planit operativ të potencuar janë konfiskuar përkohësisht:
· Pesëdhjetë (50) paketime-gjithsej dhjetë mijë (10,000.00) Euro-një paketim 200 copë me nga dy (2) Euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara,
· Gjashtëqind (600) euro nga dy (2) euro të falsifikuara,
· Një veturë Mercedes, pronë e të dyshuarit (A.L.),
· Një veturë Opel Vektra, pronë e të dyshuarit (A.L.),
· Një Telefon mobil SAMSUNG,
· Një telefon mobil SAMSUNG A-12, pronë e të dyshuarës (V.F.),
Nga veprimet hetimore dhe dëshmitë e siguruara dyshohet se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit A. . dhe V.F. kanë kryer vepër penale “Falsifikim i parasë’’ sipas kodit penal të RKS-së.
Në këtë mënyrë Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj ka shkëputur një linjë të furnizimit me para të falsifikuara dhe i ka pamundësuar që në të ardhmen personat e dyshuar në fjalë, të mos mund të sjellin para të falsifikuara në Republikën e Kosovës.
Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorin kompetent të PTH-Ferizaj dhe pas përfundimit të planit operativ, të dyshuarit (A.L. dhe V.F.) në prezencë të avokatëve mbrojtës janë intervistuar dhe me vendim të Prokurorit ndalohen për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore./PrishtinaPress/