4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Transporti në Vërmicë vazhdon të ketë procedura të njëjta

Në mbledhjen e fundit të dy qeverive që u mbajt kohë më parë në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë deklaroi se do t`i lehtësojë masat administrative për automjetet komerciale në pikat kufitare Kosovë Shqipëri.

Disa nga transportuesit thonë për RTK se ka lëvizur diçka pozitive në këtë drejtim.

Por ata që kanë punuar mbi një dekadë në këtë punë thonë se deklaratat që dolën nga mbledhjet e qeverive janë vetëm politike.

Për transportuesit që punojnë me portin e Durrësit, ndalesat në pikën e Vërmicës ndonjëherë janë më të gjata se atje.

Pikat doganore të Kosovës dhe Shqipërisë në Vërmicë nuk japin ndonjë informacion se çfarë masash u lehtësuan.

Në mbledhjen e dy qeverive, ministri Murati ka dhënë disa arsye të mosbashkëpunimit për njohjen reciproke të operatorëve ekonomikë të autorizuar.

Ndërkaq , ministrja e Shqipërisë Dalina Ibrahimaj, ka shprehur keqardhjen që në këtë mbledhje nuk arritën të nënshkruajnë marrëveshjen për njohjen reciproke të operatorëve ekonomikë të autorizuar.

Ajo e dha këtë deklaratë pasi tha se u informua nga ministri për disa teknikalitete të cilat nuk e lejojnë këtë.

Ajo shpreson që këto teknikalitete të mund të zgjidhen përpara mbledhjes së ardhshme të dy qeverive, pasi është një marrëveshje shumë e rëndësishme për bizneset më të mëdha të Shqipërisë dhe të Kosovës, e cilat do t’i lejojë që të kalojnë pikat doganore pa asnjë lloj kontrolli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img