Site icon PrishtinaPress

Transformimi rrënjësor i Luizit, nga kostumet demode te këmishat “Prada” mijëra euro

Luiz Ejlli që në nisje të edicionit të “Big Brother Vip” u pëlqye nga audienca dhe shumë shpejt u bë i preferuari i publikut.

Por teksa kanë kaluar më shumë se 3 muaj brenda shtëpisë, vihet re një transformim rrënjësor i Luizit dhe sigurisht që është për mirë.

Ndryshimi duket si në look ashtu edhe në sjellje.

Nëse në javët e para Luizi kishte armë të fortë vetëm batutën, tani në fund të këtij edicioni ai është “armatosur deri në dhëmb”, duke pasur shumë tipare që po pëlqehen në publik.

Ejlli ka ditur të ndryshojë për mirë sjelljen, dhe qëndrimin, kjo falë edhe kuratorëve të imazhit të tij.

Ai është shndërruar sot në djalin trendy që shumë të rinj po e kopjojnë. Mjafton të përmendim momentin kur Luizi lyeu flokët biond dhe shumë shpejt trendi u përpah në masë te të rinjtë shqiptarë të cilët vrapuan “ta kopjonin.”

Ndryshimi vihet re edhe në stilin e veshjes.

Duke lënë mënjanë kostumet e burrave demode, Luizi tashmë vlerësohet nga ekspertët e stilit si një nga banorët e veshur më mirë brenda shtëpisë. Dhe në fakt, a e dini sa kushtoi këmisha që këngëtari ka veshur në spektaklin e mbrëmshëm?

Këmisha mban firmën Prada dhe kushton plot 1050 euro. Epo me gjithë spektaklin që u ka dhënë shqiptarëve, ai djalë e meriton!

Exit mobile version