Arbër Bytyqi është emri i grimerit të njohur në Kosovë.
Ai ka marrë vëmendje me transformimet që i krijon tek vajzat, shkruan lajmi.net.
Grimeri madje ka bërë bujë edhe përtej kufirit të Kosovës.
E me transformime e ka filluar edhe këtë vit. Por ky transformim është drastik dhe konkurentja e ‘It’s My Love’ nuk po njihet nga ndryshimi i madh.
Ai ka ndarë pamje para dhe pas grimit të Albanës protagoniste e formatit “It’s my love” që javë më parë u bë virale përmes një sherri fizik me një prej konkurenteve të programit.
Arbëri e ka shëndruar atë në një femër krejtësisht ndryshe dhe puna e tij vërehet dukshëm.