Barcelona është duke e kërkuar një sulmues në këtë afat kalimtar.
Barcelona e lejoi largimin e Munir El Haddadit në drejtim të Sevillës, mirëpo pa gjetur zëvendësues për të.
Sipas Mundo Depirtivos, sot mund të ndodhë transferimi i një sulmuesi në Camp Nou, përcjell prishtinapress.eu
Barcelona është duke e kërkuar një sulmues si partner të Luis Suarezit, andaj ka disa shënjestra.
Skuadra katalonase është duke tentuar transferimin e Fernando Llorente, Klaas-Jan Huntelaar apo Olivier Giroud, ndërsa dy të parët shihen si opsion më të mundshme.