Trajneri që e eliminoi Dukagjinin e Klinës para pak ditës nga garat evropiane, Sergej Jakirovic është emëruar sot trajner i ri i Dinamo Zagrebit.
Skuadra e madhe kroate e ka shkarkuar trajnerin e deritanishëm, Igor Biscan pas humbjen nga AEK-u në garat evropiane.
Jakiroviq do të debutoj të enjten menjëherë në garat evropiane në ndeshjen ndaj Sparta Pragës.
Jakiroviq kishte arritur dy sezone më parë të shpallej kampion në Bosnje me Zrinjskin nga Mostari duke fituar titullin me diferencë prej 27 pikësh nga vendi i dytë.