Site icon PrishtinaPress

Trajneri në Itali u çmend nga veprimet e futbollistit, e sulmoi në fushë

Një skenë e pazakontë është parë nga tifozët në ndeshjen e Serie C, niveli i tretë i futbollit italian, ku u takuan Triestina dhe Giana Erminio.

Ish-klubi i Serie A, Triestina po zhytet gjithnjë e më thellë dhe e humbi këtë ndeshje me rezultat 1-0, ndërsa gjithçka iu shtua edhe fakti se nga minuta e 34-të luajtën me një lojtar më pak.

Pikërisht atëherë Raimonds Krollis mori një karton të kuq dhe trajneri i Triestinës, Pep Clotet u çmend plotësisht për shkak të lëvizjes së tij të pamatur.

Clotet u hodh mbi Krollis teksa po largohej nga fusha, e kapi nga fanella me tërbim dhe e tundi për dhjetë sekonda. Lojtari nuk u përgjigj dhe vetëm priti që trajneri të përfundonte atë që kishte planifikuar dhe më pas shkoi në dhomën e zhveshjes.

Triestina është skuadra e fundit e renditur në tabelën e Serie C me vetëm gjashtë pikë nga 14 ndeshje dhe me siguri do të zbresë në rangun e katërt të futbollit italian.

Ky klub luajti në Serinë A në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar, pas së cilës pasuan probleme të mëdha, madje edhe mbyllja dhe rithemelimi i klubit me një emër të ri.

Exit mobile version