Site icon PrishtinaPress

Trajneri Munishi po i afron në ekipin e parë talentët e FC Prishtinës

Krahas punës me ekipin senior, me të cilin synon ta ketë një sezon të suksesshëm, trajneri i FC Prishtinës, Ismet Munishi është me sy e vesh edhe tek ekipi i juniorëve.

Trajneri i njohur kosovar po mundohet që gradualisht t’i inkuadrojë në ekipin e parë edhe lojtarët e ekipeve zinxhirë të kryeqytetasve.

Në 14 ndeshjet e zhvilluara deri tash, trajneri karizmatik dhe pjesa tjetër e stafit të trajnerëve, Debatik Curri, Armend Simnica e Ahmet Beselica i kanë përfshirë në listën e ngushtë për ndeshje disa lojtarë të rinj e me shumë talent që vijnë nga ekipi i juniorëve që drejtohet nga Agim Maliqi.

“Sulmuesi 17- vjeçar Igball Jashari ishte në protokol dhe gati për lojë ndaj Trepçës ’89 sikurse portieri Butrint Bulliqi (19-vjeçar) ishte në bankë ndaj Malishevës. Një tjetër lojtar premtues është edhe Korab Luma, i përfshirë për takimin ndaj Dukagjinit dhe gati për “aksion”. Edhe Luma është 17-vjeçar. Mbrojtësi Andi Salihu (19) ishte në bankinë për ndeshjen e fundit ndaj SC Gjilanit. Edhe mbrojtësi i ri Ardi Ajdini (20) është përfshirë në disa ndeshje. Një tjetër lojtar premtues është edhe Endit Baholli (22) i ardhur nga 2 Korriku, i cili tashmë ka debutuar me ekipin. Portier i dytë të “bardhekaltrit” është 22-vjeçari Egzon Bislimi, të cilit sigurisht se do t’i jepet mundësia”, njofton FC Prishtina./Prishtinapress/

Exit mobile version