Site icon PrishtinaPress

Trajneri Kuka nervozohet me disa institucione: “Kjo nuk na bën nder”

Trajneri i njohur kosovar i xhudos, Driton Kuka ka reaguar pas dështimit të Kosovës në Lojërat Evropiane që po mbahen në Poloni.

Kosova nuk ka arritur asnjë medalje në këtë kampionat dhe si duket nuk është as afër për ta fituar një të tillë deri më 2 korrik, sa do të zgjasë kampionati.

Lidhur me këtë paraqitje të sportistëve kosovarë ka reaguar edhe trajneri, Driton Kuka.

Ai ka kërkuar më shumë seriozitet, teksa ka bërë edhe një thirrje publike për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe federatat e sporteve të ndryshme.

“Komplimente bokseres Sadiku që pati prezentim dinjitoz dhe u afrua te medalja,tjerët ishin shumë larg medaljeve e në anën tjetër nga media të ndryshme e besa edhe institucione sportive u munduan disa rezultate të paraqiten si të mëdha e në anën tjetër ato janë pa vlerë e shumë larg medaljeve! Jepini fund lojës me fjalë,kjo sna bën nder!
Për sinqeritet Ministria edhe KOK materialisht po përkrahin më shumë se kurrë sportistët e trenerët por rezultatet janë duke munguar.

Gjithmonë atje në gara shihen persona që janë zyrtar por në fakt kurkush se kupton në çfarë roli janë dhe pse janë shkuar kur as sportet e tyre që u përkasin sjanë pjesë e garave! Federata e KOK të kujdeset që të afroj profesionistë nga lamia e sportit për ti avancuar rezultatet e jo njerëz që në sport janë aksidentalisht! Spo e zgjas ma shumë por të kuptohet drejt gjendja e sportit dhe si të ecet përpara,ktheni njerëz me vlera në institucione sportive!”, thuhet në postimin e Kukës.

Exit mobile version